ELBASAN- Mbi 200 varre në qytetin e Elbasanit kanë rënë pre e tregtarëve të skrapit vetëm në muajin e fundit.
Fenomeni i vjedhjes për skrap ka përfshirë tashmë edhe varrezat e qytetit të Elbasanit, duke i dëmtuar dhe thyer, me qëllim vjedhjen e objekteve prej metali.
Përgjegjësi i varreve në Elbasan, Bashkim Vidhani thotë se dëmi është i konsiderueshëm.
Por ky nuk është i vetmi fenomen negative që bie në sy pranë varrezave të qytetit. Varret janë kthyer edhe në baza të përdoruesve për injektimin e lëndëve narkotike.
Shiringat gjenden kudo mbi pllakat e varreve dhe për këtë deri tani askush nuk ka marrë masa.