A1 Report - Fier, vidhen varrezat, autoret grabisin bizhuterite e nje 20 vjeçareje

Report TV 2015-08-21

Views 5

FIER - Në varrezat e fshatit Grecalli në rrethin e Fierit, varri i një vazje 20 vjecare është hapur nga persona ende të paidentifikuar natën e mbrëmshme duke marrin në skeletet e të ndjerës bizhuteritë e florinjta që familjarët i kishin lënë.

Siç duket edhe nga këto pamje, varri është hapur me kazma dhe lopata, ndërsa autorët kanë tentuar të hapin edhe varrin tjetër ngjitur me atë të 20 vjeçares. Banorët shprehen të indijuar nga kjo ngjarje dhe bëjnë apel të merren masa për të parandaluar ngjarje të tilla.

"Këtu caktohen njerëz vetëm për të marrë paratë, jo për të bërë punën. Edhe kryetarit të komunës i është thënë. Mirë ne na sulmojnë por me të vdekurit cfarë kanë?" shprehet një banor i Grecallit.

Banorët kanë njoftuar policinë për ngjarjen, por deri tani askush nuk është vënë në pranga si person përgjegjës.

Share This Video


Download

  
Report form