A1 Report - Lushnje, dy persona grabisin karburantin, Fier, dëmtohet dera e Raiffaisen

Report TV 2015-08-21

Views 3

Grabitet një pikë karburanti në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, ndërsa është dhunuar edhe roja.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa kanë qenë dy persona që kanë kërcënuar rojen, të cilin më pas e kanë dhunuar, duke e qëlluar me grushte.

Denoncimi është bërë nga roja i karburantit në fshatin Gramsh të Lushnjes, i cili për policinë ka deklaruar se, dy persona me një kaçavidë në dorë e kanë kërcënuar dhe i kanë marrë një shumë të vogël parash.
Ndërkohë, në Fier është dëmtuar dera e filialit të Raiffaisen Bank në qendër të qytetit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa persona të paidentifikuar kanë dëmtuar derën e kësaj banke por nuk kanë mundur që të realizojnë grabitjen.

Ngjarja është zbuluar mëngjesin e sotëm, kur punonjësit e bankës kanë shkuar për në punë. Sipas tyre, dorezat e derës janë gjetur në tokë, ndërsa nuk është tentuar që të shkohet më tej.

Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë që kanë nisur hetimet.

Share This Video


Download

  
Report form