Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e grabitjes me armë dhe maska. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës pranë Prefekturës së qarkut Fier.
Policia informon se dy personat kanë grabitur 70 mijë lekë.
"Në datën 09.01.2018, ora 17:40, në lagjen "Kastriot" Fier, përballë vendit të quajtur "Shtepia e oficerëve" në katin e parë të pallatit, dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy persona me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të shtetasit L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh", sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-maskat-grabisin-nje-pike-kembimi-valutor