ELBASAN - Një autobot me targa maqedonase ka aksidentuar sot në Elbasan për vdekje një 52 vjeçarin i cili po udhëtonte me biçikletë.
Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e unazës ku autoboti me targa SHR989TA ka aksidentuar 52 vjeçarin, Zami Dedja. Mësohet se Dedja ka humbur jetën rrugës për në spital.
Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa po punohet për zbardhjen e e plotë të ngjarjes.