Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për çështjen më të debatuar në Shqipëri, zbulimin e një reviste amerikane për lobimin që Basha ka bërë vitin e kaluar në SHBA
Myftaraj: Një nga temat më të debatuara këto ditë në Shqiëpri ka qenë ajo që u hap pasi një revistë amerikane bëri një hulumtim mbi lobingun që ka bërë kryetari i PD Lulzim Basha në SHBA vitin e kaluar për të siguaruar atje foto me presidentin Trump dhe disa artikuj favorizues edhe për partinë e tij në shtypin e mediave amerikane.
Sipas hulumtimeve del se pagesat në pjesën më të madhe të tyre janë bërë nëpërmjet një kompanie me lidhje ruse, çka është bërë shkak për të krijuar një teori se kryetari i opozitës është njeriu i Moskës.
Sipas hulumtimit i bie që kryetari i PD në Shqipëri punon si agjent i Moskës sipas një skenari destabilizues.
A është Basha agjent rus?
Për ndikimin rus në Shqipëri dhe kur them ndikim e kam fjalën për ndikim agjenturor, sepse është një ndikim specifik, një lloj i veçantë agjenti që quhet agjent influencues. Pra një agjent që nuk i kërkohet të spiunojë, por të ndikojë. Pra agjent i niveleve të larta që i kërkojnë të ndikojë në dobi të Rusisë.
Agjentët e influencës i ka përdorur jo vetëm Rusia por edhe vende të tjera, por sidomos KGB sovjetike.
Çfarë janë faktet?
Faktet janë që Basha ka paguar para në dy linjë, në një linjë zyrtare dhe në një linjë të fshehur të offshoreve, sepse kështu bëhen këto punë nuk kushtojnë aq lirë sa duken në pamje të parë.
Basha ka përdorur linjë e dyfishtë, ka përdorur një kompani tjetër "biniatta trade" e cila rezulton me disa lidhje ruse, por që është një kompani e regjistruar në Britaninë e Madhe dhe paratë i janë paguar një lobisti amerikan që ka punaur me shumë kongresmenë, ka qenë një nga ndihmësit e Presidentit Trump në fushatë. Shkurt nësë Nik Muzin është agjent rus edhe Trump është agjent rus.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-basha-agjent-rus-ja-si-testohet-njeriu-i-rusise