Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zhvillimet e bujshme në politikën e jashtme amerikane ishte në fokus të emisionit të sotëm të "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj. Në analizën e tij Myftaraj u ndal edhe në debatin politik aktual shqiptar për lobimin rus të PD-së dhe sa reale është mundësia e një interferimi rus në vendin tonë.
Myftaraj: Shkarkimi i Ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Tillerson, nuk katë bëjë me asgjë nga ato që thuhet në mediat shqiptare. Nëse do të ishte ashtu do të kishim të bënim me një dorëheqje. Në fakt kemi të bëjmë me një shkarkim. Shkarkimi ka të bëjë me paaftësinë apo edhe mosdashjen e Tillerson për të 'shtypur' rebelimin e të gjithë burokracisë së Departamentit të Shtetit për tu vënë në shërbim të administratës së re. Ka një rebelim ndaj Trump, sidomos në DASH, që quhet shërbimi i jashtëm i SHBA. Një rebelim i heshtur. Tillerson kishte detyrën ta vinte administratën e tij në politikën e jashtme në shërbim të Presidentit të ri. Ai nuk u duk se nuk është i aftë ta bëjë këtë gjë, por nuk dëshiron ta bëjë. Gjithësesi shkarkimi i Tillerson erdhi edhe në kulmin e asaj që quhet si çështja e ndërhyrjes ruse në Uashington.
Erdhi rastësisht, se nuk ka lidhje me Shqipërinë, edhe në kohën kur në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha në kuptimin e vëmendjes publike çështja e implikimit ose jo rus në politikën e lartë shqiptare, tek lideri i opozitës Lulzim Basha me rastin e një lobimi që ka bërë ai për të siguruar vizitë dhe një pasqyrim të favorshëm mediatik në SHBA. Një lobim që u krye me anë të një lobisti që ishte shumë afër Trump në fushatën presidenciale por që në atë rrjetin, strukturën e ngatërruar të firmave lobiste publicitare amerikane dhe britanike, një rrjet i tërë anglosakson dhe që shpesh interferojnë në këto ofshoret, aty pati dhe prani ruse. Rusia e përdor gjerësisht këtë rrjet, e përdor Kina dhe vende të tjera jo shumë miqësore ndaj SHBA.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-ligji-i-pasojes-se-padeshiruar-dhe-ndikimi-rus