Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këtë të shtunë, Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirillin do të nisë një vizitë tre ditore në Shqipëri.
Vizita e tij ishte edhe në fokus të emisionit "Ju flet Moska" i Kastriot Myftarajt.
Myftaraj e sheh vizitën e tij në vendin tonë më shumë të karakterit gjeopolitik sesa fetar.
Myftaraj: Ditën e shtunë,në Shqipëri fillon një vizitë tre ditore Patriarku i Moskës. Vizita e tij e befasishme është një vizitë me qëllim politik dhe gjeopolitik, shumë më tepër se fetar sepse po bëhet në një moment kur agresioni rus në Ukrainë është shkallëzuar në nivel fetar. Ideologjia e shtetit rus sot është feja ortodokse dhe ai e mbështet ngushtë Putinin.
Myftaraj thotë se Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirillin nuk duhet pritur me ceremoni shtetërore.
Myftaraj: Tani do të duket ndikimi rus, të ftosh këtu në këtë periudhë kur në datë 18 prill është bërë kërkesa zyrtare e kishës së Ukrainës në Patriarkanen e Stambollit, të ftosh Patriarkun rus të japë edhe njëherë këto mesazhe, kjo pastaj është qëndrim prorus. Zoti Janullatos të mos kërkojmë kot ndikimin rus, ja ku e kemi në kishën ortodokse të Shqipërisë. E keqja është më e madhe se Patriarkut do ti bëhet pritje shtetërore, do ta presë Meta, Rama. Si mund ti bëhet pritje shtetërore një njeriu që jo vetëm është bërë shumë i afërt me Putinin duke e mbështetur në të gjitha veprimet që bën Putini si aneksimi i Krimesë por ka ardhur në Shqipëri për të luftuar identitetin kishtar të Ukrainës që e mbështesin SHBA.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-patriarkun-rus-nuk-duhet-pritje-shteterore-ne-tirane