Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme krizën në të cilën ndodhet arsimi i lartë në vend.
Myftaraj: Në këto ditë dhjetori ku debati publik është përqëndruar tek problemet e studentëve. Ata vetë, por edhe një pjesë e pedagogëve që kanë marrë pjesë në këtë debat po na zbulojnë pak nga pak gjëra që dinim dhe nuk i dinim. Në thelb po na zbulojnë se arsimi universitar është përfshirë nga një krizë shumë e thellë. Një krizë e cila nuk zgjidhet thjesht me 8 këreksat e studentëve që janë kërkesa për një lloj mirëqënie minimale të tyre gjatë jetës studentore.Arsimi i lartë në Shqipëri ka falimentuar si sistem. Në thelb të këtij falimentimi janë shumë arsye të së tashmes dhe të shkuarës.
Duhen gjetur zgjidhje ashtu siç gjetën zgjidhje në botë për një kompani të madhe, një korporatë të falimentuar. Shteti shqiptar filloi të krijohet në kuptimin institucional duke filluar nga 1920 me Kongresin e Lushnjes. Shteti shqiptar pas Luftës së Parë Botërore nuk krijoi një Universitet, por i dhanë rëndësi arsimit të mesëm. Shteti komunist për nevojat e tij propagandistike deshi të krijonte me shpejtësi Universitetin dhe e krijoi në 1957 Universitetin e Tiranës.
#oranews #jufletmoska
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-shqiperise-i-duhet-nje-moratorium-universitar