Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj" /> Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj"/>

“Ju flet Moska”: "Princi" i Libofshes duhet arrestuar ose debuar

Ora News Emisione 2018-05-09

Views 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj denoncoi mbrëmjen e sotme projektin për të cilin po diskutohet prej kohësh, krijimin e një Principate në Libofshë të Fierit.

Myftaraj tha se ky është një akt antikushtetues për të cilin ka bërë kallzim penal në Prokurorinë e Fierit ndaj ideatorit, francezit Jarl Alexandre de Basseville dhe partneres së tij shqiptare.

Por Prokuroria, tha Myftaraj, ka marrë vendim për mosfillimin e çështjes.

Kastriot Myftaraj ngre shqetësimin edhe për zonën ku është zgjedhur, në të cilën sipas tij jeton një komunitet boshnjak i strehuar prej 1924 dhe që në regjistrimin e popullsisë në 2011 u deklaruan serbë.

Sakaq Myftaraj akuzon edhe të ashtëquajturin Princ, i cili sipas tij është një person i Shërbimeve të Fshehta Serbe, njëherësh edhe trafikant ndërkombëtar droge, vepër penale për të cilën është dënuar.

Myftaraj: Një qytetar francez i quajtur Jarl Alexandre de Basseville prej disa kohësh gjendet në Shqipëri dhe ka shpallur publikisht qëllimin e tij për të krijuar një principatë në zonën e Fierit, të quajtur Principata e Libofshës. Për këtë qëllim unë në shtator i kam dërguar Prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë në Fier një kallzim penal për këtë shtetas për disa vepra penale. Shkaku është se shpallja e një Principate të Pavarur në territorin e Shqipërisë përbën një akt antikushtetues, kriminal që dhunon pikësëpari bazat e shtetit të përcaktuara në Kushtetutë. Ditën e premte e keni parë që Basseville tek ?Zonë e Lirë? përsëri e shpalli më me detaje projektin e vet për një Principatë sipas shembullit të Monakos, që do jetë anëtar i Kombeve të Bashkuara, shtet i pavarur. E kishte bërë dhe më herët këtë gjë.

Kallzimin e kam dërguar në muajin shtator, saktësisht me 18 shtator është regjistruar në Prokurorinë e Fierit. Prokurori që ka marrë çështjen, Genc Mame, ka marrë një vendim për mosfillimin e procedimit penal në ngarkim të këtyre dy shtetasve Jarl Alexandre de Basseville dhe partneres së tij shqiptare Egla Harxhi. Dua të sensibilizoj opinionin publik për këtë vendim të gabuar prokurorisë dhe ti bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm ta marrë vetë personalisht në dorë këtë çështje, është shumë serioze.

Gjithashtu i bëj thirrje Drejtorit të Drejtorisë së Hetimit dhe Parandalimit të Akteve Terroriste Gledis Nano që të merret me këtë çështje se është marrë dhe me satira. Është një çështje shumë serioze se detyra kryesore e kësaj Drejtiorie në rradhë të parë është parandalimi, pastaj kur të kryhen vepra penale. Pse mund të kryhen vepra terroriste në këtë histori?

Kallzimin e kam bërë për dy nene, neni 210 ?marrëveshje në fuqi apo shtete të huaja për dorëzimin pjesërisht ose terësisht të territorit.

Prokurori Genci Mame në emër të Prokurorisë së Fierit thotë: ?Sipas kallzuesit këta dy shtetas kanë kryer vepra penale të përmendura më lart, marrëveshje për dorëzim territori dhe provokim i luftës, të cilat ligjvënësi i ka artikuluar juridikisht në atë mënyr...

Share This Video


Download

  
Report form