#rtvora #jufletmoska
Deklarata e kryeministrit Edi Rama për prishjen e Muzeut Historik, Bibliotekës Kombëtare dhe Teatrit të Kukullave ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Është një deklaratë e guximshme nga një Kryeministër shqiptar, nëse do ta kishte bërë një kryeministër nga krahu tjetër do të kishte shpërthyer këto ditë një zhurmë e madhe.Por të majtët janë topitur se e ka bërë kryeministri i tyre. Gjithësesi për mendimin tim deklarata është e drejtë. Nëse ka ndonjë gjë që do të lërë gjurmë Edi Rama pas 100 vjetësh është vizioni që ka për përmbysjen e realiteteve arkitektonike të trashëguara nga të shkuarat ideologjike, nuk e kam fjalën vetëm për komunizmin, edhe për fazhizmin dhe arkitektonikën osmane.
Për Muzeun Historik Edi Rama ka të drejtë se është një ndërtesë e ngritur në kohën e dashurisë shqiptaro-kineze.Është një ndërtesë që mund të prishet, ka të drejtë. Edhe për Teatrin e Kukullave ka të drejtë, është një teatër i ngritur në kohën e miqësisë shqiptaro-italiane midis dy luftërave botërore. Të gjitha ndërtimet italiane të asaj kohe shprehnin një stil që e përdorte fashizmi në provinca, të mëdha nga jashtë dhe brenda të vogla, jo funksionale.
Shikoni Korpusin e Universitetit. Edhe kjo ndërtesë nuk përshtatet më me realitetin urbanistik dhe arkiotektonik të Tiranës. Po të hysh më thellë dhe Korupusi i Ministrive është ndërtim i bërë me kredinë e Musolinit. Përbëhet nga të tilla ndërtesa. Këto duhet të shemben.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-jo-vec-ndertesa-e-muzeumit-historik-duhet-shembur
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz