Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni ?Ju flet Moska?i Kastriot Myftaraj ngriti shqetësimin e mungesës së një ligji antimafia në Shqipëri.
Sipas Myftaraj, reforma në drejtësi dhe të gjithë institucionet e reja që do të ngrihen nuk do të kishin asnjë vlerë pa hartimin e një ligji të mkirëfilltë antimafia.
Si pikë referimi Myftaraj mori ligjin antimafia të Italisë, përkatësisht neni 416, paragrafi i tretë i kodit penal italian.
Për Myftaraj, Shqipërisë i duhet një mesazh nga Ushangtoni i ngjashëm me atë të Bushit të vjetër për mafian e Kolumbisë.
Kastriot Myftaraj: A ekziston mafia në Shqipëri? Nëse do të pyesësh njerëzit , pothuajse të gjithë do të thonë: Po këtu ka mafia, ka grupe mafioze. Para zgjedhjeve, në prill u fol shumë për një ligj antimafia që miratoi parlamenti i Shqipërisë. Ishte fjala për një ndryshim të një ligji të miratuar në 2009 për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë. Dhe ky u quajt ligj antimafia.U bënë disa ndryshime këtë vit, u shtua fjala korrupsion pas fjalë trafikim dhe u bënë disa shtesa të tjera për verifikimin e pasurive që barra e provës i mbetet atij që e ka ta vërtetojë dhe rrethi i të afërmve u zgjerua, rrethi i personave që duhet tu verifikohet pasuria që kanë lidhje me personin subjekt parësor të këtij ligji.
Fjala antimafia nuk ekzistonte në ligj, u përdor nga media dhe politikanët. Në Shqipëri nuk kemi një ligj të mirëfilltë antimafia, siç është neni 416 paragrafi 3 i kodit italian që përcakton atë që quhet shoqatë e llojit mafioz. Ne si ligjin më të rëndësishëm për ta përcaktuar këtë kemi nenin 28 të kodit penal dhe format e veçanta të bashkëpunimit. Neni 28 përfshin bashkë organizatën kriminale, organizatën terroriste, bandën e armatosur, grupin e strukturar kriminal. Dhe përcakton, organizata kriminale është forma më e lartë e bashkëpunimit në të cilën bëjnë pjesë 3 ose më shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes si dhe qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale për qëllime të ndryshme materiale dhe jo materiale.
Po ta krahasojmë me nenin 416, paragrafi 3 i kodit penal italian, i cili thotë: Një shoqatë kriminale është e llojit mafioz kur ata që bëjnë pjesë përdorin forcën e frikësimit në lidhjen shoqëruese dhe në kushtet e nënshtrimit dhe të heshtjes, që e ka prejardhjen nga këto të parat, me qëllim për të kryer krime që konsistojnë në marrjen në mënyrë direkte ose indirekte të zotërimit të aktivteteve ekonomike, koncesioneve, ndërmarrjeve të autorizuara, shërbimeve publike për të realizuar fitime dhe përparësi të padrejta për vete dhe të tjerët ose me qëllim për të ndaluar dhe penguar shprehjen e lirë të vullnetit në votim për të siguruar vota për vete dhe të tjerët në zgjedhjet parlamentare ose vendore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-ne-duhet-te-pranojme-ligjerisht-se-kemi-mafie