Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debati mbi ngritjen e kampeve për refugjatët në Shqipëri ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj edhe këtë të premte.
Ai renditi arsyet se pse vendi jonë nuk ka asnjë detyrim për të pritur refugjatë nga bota islame.
Myftaraj: Në Shqipëri ka filluar këto ditë një propagandë interesante e disa zërave në media pro qeverisë të cilët duan të përgatisin opinionin publik, njerëzit, shoqërinë sikur qenka detyrim për ne shqiptarët që të pranojmë refugjatët nga bota islamike që këta i quajnë sirianë pavarësisht se e dinë mirë që një pjesë e vogël janë nga Siria kurse të tjerët kamuflohen si sirianë dhe janë nga Pakistani, Afganistani, Bangladeshi, Irani, Afrika Veriore dhe Qëndrore, pra nga vende të varfëra njerëzit e të cilëve shikojnë Perëndimin si tokën e mrekullive.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-ne-nuk-kemi-detyrim-te-pranojme-refugjate