Emisioni "Ju flet Moska" vijoi analiz�" />
Emisioni "Ju flet Moska" vijoi analiz�"/>

"Ju flet Moska" tregon arsyet pse Amerika e do ndryshimin e kufijve Serbi-Kosovë

Ora News Emisione 2018-09-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" vijoi analizën e debatit për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kastriot Myftari në vijim të mbrojtjes së tezës se ideja e Thaçit është një projekt amerikan, në emisionin e kësaj të mërkure dha arsyet se pse SHBA e do ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Kastriot Myftaraj: SHBA do ta çojnë deri në fund angazhimin e tyre në Kosovë. Lufta e Kosovës, bombardimi i Serbisë, fushata ajrore e NATO-s për bombardimin e Serbisë në vitin 1999 u bë me ngulmimin e madh të SHBA, e kanë quajtur lufta e Madlenit.

SHBA kanë ecur me faza por çdo president ka bërë diçka, Bushi i vjetër vuri vijën e kuqe që mos e zgjeronte Millosheviçi vijën në Kosovë, Klinton me fushatën e bombardimeve, Bushi i ri me pavarësinë e Kosovës, gjatë presidencës së Obamës kemi një stanjacion dhe tani normalisht Kosova duhet të bëhet shtet me kufijtë e saj.

Sa kohë nuk ka kufij të përcaktuar është peng i Serbisë. Aq më tepër që nuk i kontrollon dhe vetë ato pjesë të territoreve që nuk kontrollon. Kritikët e Thaçit harrojnë që ato territore që i thonë Thaçit po i shet, nuk i kontrollon Kosova.Kosova po bën shkëmbim me territoret që ka tjetri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-tregon-arsyet-pse-amerika-e-do-ndryshimin-e-kufijve-serbi-kosove

Share This Video


Download

  
Report form