Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Kosvës Hashim Thaçi gjeti pikërisht gushtin, muajin e pushimeve, me një lëvizje të zgjuar nga ana taktike, për të bërë të ditur se ai dhe presidenti Vuçiç janë në bisedime për një marrëveshje për korrigjim kufijsh.
Por që nga mënyra si flet ai duket se është fjala për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo fjalë e Presidentt zgjoi reagime të mëdha dhe duket se ky ishte qëllimi i Thaçit. Donte të testonte, lëshoi një balonë prove.
Diskutimet për këtë ende vazhdojnë dhe do të vazhdojnë.Është një proces që do të kërkojë kohën e vet dhe jemi ende në fazën e testimit të opinionit. Por një gjë është e sigurt, kritikët e Thaçit (ish-kryeministri Berisha, Veton Surroi etj) në këtë histori janë njerëz që e kuptojnë se nga i vjen fuqia Thaçit për të folur kështu por ata kanë një problem se pse ata nuk u pyetën paraprakisht për këtë çështje që të përfshiheshinnë këtë proces.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-ndryshimi-i-kufijve-kosove-serbi-plan-amerikan