Ju flet Moska: Pse nuk erdhi në Shqipëri mbreti Abdullah i Jordanisë?

Ora News Emisione 2018-06-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj: Ditën e hënë në Tiranë u mbajt një konferencë ndërkombëtare për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm duke u nënkuptuar këtu ekstremizmi islamik, siç e dinë të gjithë, ndonëse nuk përmendet.

Kryeministri Rama i kishte dhënë shumë rëndësi kësaj konference. Që në janar, ai u mor vesh për këtë me mbretin Abdullah, i dyti i Jordanisë. Konferenca vetë ishte pjesë e atij që quhet procesi i Akabës.

Akaba është një qytet në skajin jugor të Jordanisë. Në atë qytet është mbajtur konferenca e parë dhe quhet procesi i Akabës për trajtimin e çështjeve të ekstremizmit islamik, gjetjen e zgjidhjeve. E ka shumë përzemër këtë çështje mbreti i Jordanisë, Abudalli i dytë. Është një njeri shumë i vlerësuar nga perëndimi sepse babai i tij dhe ky janë mësuar të shesin fjalë në perëndim si islamikë të moderuar. E luajnë shumë bukur këtë rol duke marrë para nga perëndimi, duke shpërdoruar e duke jetuar në luks e duke marrë dhe pasojat e qeverisjes së brendshme.

Kryeministri Rama pati një të papritur sepse mbreti Abdullah nuk erdhi në konferencë, megjithëse ishte lajmëruar prania e tij, por dërgoi një të ashtuquajtur Princ, i cili është i 11-të në rradhën e trashëgimtarëve të fronit, Princi Gazi.

Mbreti, nuk erdhi thotë për shkak të nevojave. Përse nuk erdhi mbreti, arsyen nuk e thotë Rama. Arsyeja është sepse në ditët para konferencës, populli jordanez u ngrit në protesta të mëdha për shkak të gjendjes ekonomike të vendit. Këto protesta koinciduan me udhëtimin e mbretit në Europë, në Shqipëri.

Poppulli jordanez e gjeti rastin kur u bë e ditur se mbreti kishte në axhendë një udhëtim në Shqipëri për procesin e Akabës. Atëherë populli jordanez nuk e duroi dot më këtë përrallë ku mbreti udhëton nëpër botë duke shitur retorikë për islamin e moderuar dhe jeton në luks.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-nuk-erdhi-ne-shqiperi-mbreti-abdullah-i-jordanise

Share This Video


Download

  
Report form