Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kastriot Myftaraj në analizën e tij në emisionin "Ju flet Moska" ka folur për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas tij emri 'Maqedoni veriore' cënon edhe Shqipërinë.
Kastriot Myftaraj: Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Greqia janë dakordua sëfundmi dhe duket se kjo është marrëveshje përfundimtare për çështjen e emrit. Duke u dakorduar për emrin "Maqedonia Veriore".
Emërtimi pasi u dhanë shumë opsione të emrit u arrit më në fut tek emërtimi gjeografik. Por mjafton ti hedhësh një sy hartës dhe harta flet shumë, për ata që dinë ta lexojnë.
Ky që po shikoni është një poster i kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903. Shikoni një luftëtar maqedonas me një flamur maqedonas, apo që e quante veten maqedonas se në fakt kryengritja ishte bullgare.
Por nëse shikoni, kjo është harta që pretendonin për Maqedoninë, kryengritësit e Ilindenit. Në fakt kryengritja për Maqedoninë më VMRNO u krijua pasi Bullgarisë në Kongresin e Berlinit ia hoqën një pjesë të territoreve që i dha Rusia me traktatin e Shën Stefanit, pra ia ngushtuan kufijtë dhe në ato kufij të ngushtë lindi lëvizja për Maqedoninë.
Nëse shikoni këtë hartë dalloni në cepin e majtë poshtë liqenin e Ohrit, liqenet e Prespës. Pra mund të kuptoni fare mirë si hyn kjo hartë në territorin e Shqipërisë së sotme. Hyn në Greqi, në Bullgarinë e sotme. Pra e keni një ide!
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-ja-pse-emri-maqedoni-veriore-cenon-shqiperine