Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" ka analizuar një pjesë të fjalës së kryeministrit Rama me kancelarin e Austrisë. Sipas Myftarajt, Rama nga Viena shpalli Shqipërinë kamp të refugjatëve.
Kastriot Myftaraj: Sot kryeministri Rama ishte në vizitë në Vienë ku pati bisedime me kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe me këtë rasti pati edhe një konferencë shtypi ku u thanë gjëra shumë interesante. Pikë së pari kancelari austriak shprehur shqetësimin për atë që po shihet si një rrugë e re e dyndjes së refugjatëve nga vendet islamike në drejtim të Europës duke kaluar nga Greqia nëpër Shqipëri dhe më tutje në Mal të Zi me synim Austrinë dhe më pas në vendet e tjera të BE.
Kancelari austriak bëri të ditur se duke qenë se Austria është vendi i parë pas Greqisë që preken dhe ka probleme të mëdha nga dyndja e refugjatëve, është vendi i parë i BE që do të reagojë.
Rama tha dicka shumë interesane.
Rama me kancelarin e Austrisë: Ne nuk duam që në Shqipëri, njerëzit që vijnë, të merren nga një kufi e të hidhen në kufirin tjetër për të vazhduar rrugën, por duam të trajtohen në mënyrë dinjitoze, në mënyrë të rregullt dhe ne jemi të gatshëm që në këtë bashkëpunim, të vendosim në dispozicion të gjitha kapacitetet tona për të mundësuar nga njëra anë, garantimin e sigurisë së kufijve dhe nga ana tjetër, një trajtim dinjitoz të të gjithë njerëzve. Kështu që në këtë aspekt, unë e përsëris atë që tha Kancelari, që besoj se i kemi të gjitha mundësitë dhe besoj se kemi planin e duhur për ta parandaluar një rishfaqje të filmit të vitit 2015, që do ishte dramatik për të gjithë ne.
Pra ajo që tha në thelb Rama është se nuk do veprojë si Maqedonia dhe Serbia në 2015-2016 që i merrnin refugjatët nga kufiri me Greqinë, Maqedonia i kalonte në kufirin me Serbinë, Serbia i merrte nga Maqedonia dhe i conte në kufirin me Hungarinë.
Rama tha ne do ti trajtojmë këtu. Pra do ta bëjë Shqipërinë vendstrehim të refugjatëve nga bota myslimane. Ata paraqiten si Sirianë, por në fakt janë që nga Bangladeshi, Iraku, Afganistani etj.
Problemi është se ajo që po thotë Rama është një gjë që nuk e pranon asnjë vend ballkanik.
Ne kemi luksin se refugjatët po na vijnë nga një vend europian si Greqia.
Në këtë rast Greqia nuk i mban, por i përcjell. Në 2015 në Maqedoni dhe tani në Shqipëria. Maqedonia e hapte kufirin aq sa i lejohej nga Serbia dhe Serbia ia hapte kufirin aq sa i lejonte Hungaria.
Tani kryeministri hungarez ka bërë të qartë se Hungaria është e mbyllur për refugjatët. Kjo preu edhe rrugën e Ballkanit, Greqi - Maqedoni- Serbi. Por tani edhe Mali i Zi para disa ditësh ka thënë se është i mbyllur për refugjatët dhe se madje do të ndërtojë në gardh mbrojtës ashtu si Hungaria.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-rama-shpalli-nga-viena-shqiperine-kamp-te-refugjateve