#oranews
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju Flet Moska" ka analizuar një foto të 5 majit 2014. Sipas tij kjo foto zbulon ndikimin rus në Shqipëri.
Kastriot Myftaraj: 5 maj 2014, bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Tiranë. Në qendër është Rama, në të djathtë të tij është shefi i shtabit të përgjithshëm të kohës dhe personi i tretë nga e djathta e kryeministrit dhe i dyti në radhë nga e majta.
Në skaj kemi dy diplomatë, njëri është i Selisë së Shenjtë dhe pas tij është ambasadori i Rusisë në Shqipëri i asaj kohe, Leonid Grigorievich Abramov. Jemi në vitin 2014, vit kur Rusia pushtoi Krimenë, nisi aksionin kundër Krimesë. Në fund të shkurt nis aksioni rus kundër Ukrainës, që vazhdon dhe sot ajo luftë.
Si pasojë erdhën sanksionet e SHBA dhe BE ndaj Rusisë. Si pasojë e kësaj ndërhyrje të armatosur ushtarake ruse në Ukrainë erdhi deri tek bojkoti që iu bë veprimtarive përkujtimore ruse si në vitin 2015, kur Rusia kremtoi 70-vjetorin e fitores mbi fashizmin.
Edhe në 2014 ku përkujtimi ishte i nivelit më të ulët, por Rusia ishte vend nën sanksione nga ana e Perëndimit.
Si shpjegohet që shfaqet ambasadori rus, në këtë foto.
Ambasadori rus ka dashur të thyejë bojkotin, atij i është bërë një ftesë dhe ka lobuar për ta siguruar këtë ftesë. Ambasadorët e vendeve të BE, SHBA. Këta nuk do të pranonin të ishin në prani të ambasadorit rus. Për të thyer atë situatën e pakëndshme është ftuar ambasadori i Vatikanit, i cili atë vit kishte si preokupim kryesor vizitën e Papa Franceskut në Shqipëri dhe nuk do të kishte kundërshti.
Pyetja është: A tregon kjo foto fuqinë e ndikimit rus në Shqipëri? Është ambasadori rus ai që i ka detyruar të rreshtohen në krah të tij të gjithë. Rusia në atë vit donte të thyente unitetin e vendeve të NATO-s.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-foto-e-2014-qe-zbulon-ndikimin-rus-ne-shqiperi
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz