Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konferenca e përbashkët për shtyp e kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.
Ky i fundit komentoi një fenomen që rëndom haset tek politikanët, përdorimi i fjalëve të huaja për tu dukur sa më intelektualë.
Nga kjo nuk ka shpëtuar as kreu i Kuvendit Ruçi, një nga politikanët më të vjetër në Shqipëri.
Myftaraj: Do trajtoj një detaj që më ka bërë përshtypje nga një ngjarje e djeshme politike. Ishte takimi i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës , Kadri Veseli.
"Në organizatën që e kemi objeksion të gjithë, BE", thotë Ruçi.
Së pari BE nuk quhet organizatë. BE është një union, një bashkim. Nuk përdoret fjala organizatë dhe të bën përshtypje që kryetari i Kuvendit, një politikan i vjetër së paku tre dekada në politikën pluraliste nuk e paska vënë re këtë gjë kur BE e ka këtë emër që nga viti 1992.
Por gjëja që më bëri më tepër përshtypje është ajo fjala tjetër, objeksion. Fjala objeksion është përdorur krejt pa vend. Objeksion në të gjitha gjuhët që përdoret kjo fjalë ka kuptimin e kundërshtimit, të protestës. Ruçi ngatërron këtu fjalën objeksion me objektiv, janë fjalë të ndryshme. Nuk është një lapsus i vogël se tregon një mendësi. PS që ka vënë Ruçin në këtë post ka pasur të tjerë kryetarë kuvendi që nuk bënin këto lapsuse 30 vjet më parë, kam parasysh Kastriot Islamin, Namik Doklen, Servet Pëllumbin.
Bie në sy degradimi intelektual i një partie në kulmin e pushtetit të saj por edhe degradimi intelektual i institucioneve më të larta të shtetit. Ky zotëri është në krye të një institucioni më të lartë të shtetit. Aq më tepër një mësues në të shkuarën e largët. Fjala objeksion nuk ekziston fare në fjalorin e gjuhës shqipe, mund të kishte thënë synim apo qëllim. Synim do ishte fjala më e saktë por ja edhe objektiv.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-gramoz-ruci-na-zbulon-nje-te-vertete-te-thelle