Në kulmin e debatit për dëbimin e diploma" /> Në kulmin e debatit për dëbimin e diploma"/>

"Ju Flet Moska": Ismail Kadare ka nënshkruar si agjent për KGB në 1962

Ora News Emisione 2018-05-12

Views 11

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kulmin e debatit për dëbimin e diplomatëve rusë, Kastrit Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka analizuar një moment kur shkrimtari Ismail Kadare ka tentuar të arratisej. Ai thotë se Ismail Kadare ka nënshkruar si agjent për KGB në 1962.

Myftaraj: Këto ditë kur gjithë bota po flet për dëbim diplomatësh rus për shkaqe agjenturore është temë e ditës që të shikohen disa ngjarje se kush kanë qenë agjentët rusë në Shqipëri dhe cilët janë ende.

Të zbulosh një agjent të një superfuqie sic është Rusia është praktikisht e pamundur. Në gjithë botën janë detaje të tërthorta shumë bindëse që përbëjnë provë dhe bëjnë të mundur zbulimin e agjentëve.

Ismail Kadare ka treguar se në kujtimet e veta, duke nisur pas viteteve 90 ka treguar sesi në 1962 pati një tentim të arratisej nga Shqipëria. Kur ishte në Finlandë duke marrë pjesë në një kongres të rinisë. Në kthim do udhëtonin në Cekosllovaki, një vend komunist ky dhe në Pragë atje Kadare thotë se u përpoqa të arratisesha.

Zonja Helena Kadare, gruaja e Ismail Kadaresë në librin e saj me kujtime "Koha e Pamjaftueshme" na jep një verison tjetër. I botuar 7 vjet më parë, ky libër së pari e tregon këtë histori sic ia ka treguar Ismaili. Libri më shumë është për kujtimet e saj për Ismailin. Është fjala për verën e vitit 1962 kur ishin ndërprerë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik që në dhjetor 1961. Kishin kaluar 2 vjet nga fjalimi i famshëm i Enver Hoxhës në Moskë në konferencën e 81 partive komuniste kundër Krushollit, liderit sovjetik. Pra, marrëdhëniet mes dy vendeve ishin ndërprerë dhe në rafsh ideologjik dhe në rafsh shtetëror.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-ismail-kadare-ka-nenshkruar-si-agjent-kgb-ne-1962

Share This Video


Download

  
Report form