Përplasje për sigurimin e makinave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e menjëhershme me 25% e çmimeve të siguracioneve të makinave, ka sjellë një përplasje institucionale mes Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që kontrollon këtë treg. Ka qënë kreu i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe, i cili në një postim në Facebook, akuzon këtë institucion se ka lejuar në mënyrë të qëllimshme 8 kompanitë e sigurimit në Shqipëri, që të aplikojnë tarifa të larta për policat e sigurimit. Braçe thotë se edhe pse Komisioni i Ekonomisë në rezolutën e miratuar në vitin 2015-të i ka kërkuar AMF-së të implementojë sistemin bonus-malus, përmes të cilit, drejtuesi i mjetit që bën më pak aksidente, paguan më pak, e ai që bën më shumë, paguan më shumë. Por AMF nuk e ka bërë këtë.?Brenda muajit shtator 2015 në bashkëpunim me Ministrinë e Financave duhet të paraqesë në Kuvend amendimet ligjore për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorrike etj..(nënkupto sistemin Bonus-Malus)?.Projektligji i përgatitur ka si qëllim:Miratimin e detyrimit ligjor për zbatimin e sistemit të përdorur sot në të gjithë botën, për sigurimin e mjeteve motorrike, Bonus-Malus,Ky sistem, në thelb, rrit përgjegjësitë për personat që shkaktojnë dëme dhe aksidente, duke i detyruar të paguajnë një prim më të lartë dhe, ul tarifat e primit ose çmimin e siguracionit për ata që kanë një performancë të mirë?.Por në përgjigje të kreut të Komisionit të Ekonomisë, ky Autoritet shprehet se kompanitë e sigurimit, janë në të drejtën e tyre për të vendosur këtë metodologji çmimi, sipas ligjit të vitit 2011-të, ku edhe pse Komisioni i Ekonomisë kërkoi ndryshimin e tij AMF nuk e bëri. Nëse nuk do të rritej primi i riskut të siguracionit të makinave, AMF thotë se do të rrezikohej i gjithë ky treg pasi do të kishte një faturë më të madhe për të paguar dëme se të ardhura të siguara nga policët e sigurimit.?Sqarojmë se primet e rrezikut të përcaktuara nga AMF janë orientuese për tregun e sigurimit dhe tarifat e primit të sigurimit të aplikuara për shitje mund të ndryshojnë ndjeshëm nga këto. Për AMF si autoritet mbikëqyrës e rregullator, situatë e rrezikshme do të konsiderohej nëse çmimi do të binte nën nivelin e primeve të rrezikut si rezultat i konkurencës duke rritur ndjeshëm ekspozimin e tyre ndaj risqeve, shoqëruar kjo me humbje teknike?.Por Erjon Braçe thotë se vonesa në miratimin e sistemit të ri është e pajustifikuar, çdo gjë është bërë gati me asistencën e Bankës Botërore, ku edhe pse është hartuar regjistri i aksidenteve dhe është bërë lidhja e me sistemin e gjendjes civile dhe drejtorisë së transporteve, mungon vetëm ligji. Ai shprehet se janë vetëm dy rrugë:Ose ky sistem me tarifa të caktuara, ose ai bonus malus i cili është konkurrues.Rritja e çmimit te policave te sigurimit, Tërësisht prej ligjit te vitit 2011! Kam kërkuar ndryshimin e ligjit; Sistemi bonus-malus përmbys sistemin e sotëm abuziv, por qe ju pëlqen kompanive te sigurimi...

Share This Video


Download

  
Report form