http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti i sotëm ka nisur që në orën 10:00 me diskutime për një konvente për sigurinë në punë, por dhe njëherë seanca u dominua nga debati për çështje jashtë rendit të ditës, ndërkohë që protagonist i saj ishte serish ish-kryeministri Sali Berisha i cili u përplas me ministrat dhe deputetet e mazhorancës. Ish-kryeministri Berisha akuzoi për dështim qeverinë për ekonominë, hapjen e vendeve të reja të punës, por kritikat më të forta Berisha i adresoi për situatën e rendit dhe sigurisë në vend. Por deklaratat e Berishës kanë sjellë reagimin e mazhorancës e cila i ka kujtuar ish-kryeministrit dështimet kur ishte në pushtet, lidhjet e familjes së tij në afera të dyshimta apo edhe situatën e rëndë të kriminalitetit gjatë qeverisjes së PD. Edhe këtë jave në rendin e ditës është vendosur komisioni për reformën territoriale, por vetëm mazhoranca i ka sjellë emrat e anëtarëve ndërkohë që opozita serish ka qëndruar jashtë procesit.