Përplasje për qeverinë teknike në Maqedoninë e Veriut - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Maqedonisë së veriut Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-se opozitare, Hristian Mickoski nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për emrat që do të përfaqësojnë qeverinë teknike e cila nis më datën 3 janar dhe do të zgjasë deri më 12 prill.Lidhja Social Demokrate, partia më e madhe në pushtet vendosi që ministri i rendit Oliver Spasovski të drejtojë ekzekutivin. Sipas marrëveshjes së njohur të Përzhinës, 100 ditë para zgjedhjeve kryeministri jep dorëheqjen, formohet qeveria teknike në krye të së cilës vjen një përfaqësues i pushtetit, ndërsa opozitës i lihet posti i ministrit të Brendshëm dhe i Çështjeve Sociale si dhe disa zëvendësministra.Por Zaev nuk është dakord me propozimin e opozitës për ministrin e ri të brendshëm teknik.?Ministrin i Brendshëm teknik vjen nga radhët e ushtrisë dhe këtu duhet të bëjmë një vlerësim nëse është kundër Kushtetues. Prandaj duhet të dëgjojmë më parë nga ekspertët. Për herë të parë dëgjoj për ministrin e ri. I thashë më parë Mickoskit se do të informohem se kush është , karriera e tij ku ka shërbyer dhe më pas do t?i kthej përgjigje, nuk e kam idenë kush është ky njeri. Prandaj kemi kohë edhe disa ditë ta diskutojmë emrin e tij.?Kryeministri Zoran Zaev pritet të japë dorëheqje më 3 janar dhe të njëjtën ditë në një seancë parlamentare do të miratohet qeveria teknike.Zoran Zaev kërkon edhe ndryshimin e Kodit zgjedhor për ta bërë Maqedoninë e Veriut një njësi të vetme zgjedhore nga gjashtë sa ka aktualisht. Por për këtë, nuk e ka pëlqimin as të partnerit të koalicionit qeveritar, BDI-së dhe as të opozitës maqedonase të drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja.Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u tha gazetarëve se çdo ndryshim i Kodit Zgjedhor duhet të bëhet me konsensus politik dhe jo përpara zgjedhjeve.

Share This Video


Download

  
Report form