Partia Socialiste akuzon qeverinë se ka nxjerre një akt normativ për heqjen e varrezave te makinave me qellim favorizimin e tregtisë se skrapit. Sipas opozitës, nxjerrja e aktit normative është antikushtetuese dhe problemi i makinave te vjetra mund te zgjidhej brenda kuadrit ligjor ekzistues. Por përballë akuzave për korrupsion ministri i Transporteve Olldashi ka mbrojtur nxjerrjen e aktit normative me faktin se situate është emergjente. Janë 290 biznese qe merren vetëm me makinat e vjetra dhe 160 mije makina qe vazhdojnë te jene te regjistruara dhe pse figurojnë ne varreza. Sipas aktit normativ këto biznese kane vetëm një muaj kohe për t'i zhvendosur makinat e vjetra, ne te kundërt shteti do ti konfiskojë ato.