http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Apeli i kancelares gjermane Angela Merkel një dite me pare per reformën ne drejtësi si kusht per integrimin, duket se nuk i ka ndihmuar kampet politike te gjejnë gjuhen e konsensusit per ketë reforme. Ne emër te Partisë Demokratike Eduard Halimi ka kërkuar votimin e kërkesës se opozitës per barazi përfaqësimi ne Komisionin e Posaçëm, ne mënyre qe pas 7 muajsh ajo te behet pjese e tij. Por pavarësisht pretendimit te Halimit për kompromis me shumicën per paritetin ne komision, kreu i grupit parlamentar te PS GramoZ Ruci e ka hedhur poshtë propozimin e PD duke e bere te qarte se raporti ne komision do te qëndrojnë 6 anëtare per shumicën dhe 5 per opozitën. Debati mes dy deputeteve kanë marre fund me ndërhyrjen e kreut te kuvendit Ilir Meta, i cili kërkoi mbledhjen e konferencës se kryetareve për kete çështje. Komisioni i reformës ne drejtësi u ngrit nen nëntor te vitit te kaluar dhe ne përbërje te tij 6 anëtare i përkasin shumicës dhe 5 opozitës. Partia Demokratike fillimisht nuk u be pjese e këtij komisioni, pasi ishte ne bojkot dhe me pas vuri si kusht për pjesëmarrje barazi ne përfaqësim dhe bashkryetar. 2 dite me pare Eduard Halimi njoftoi se PD kishte arritur kompromis me shumicën per çështjen e përfaqësimit dhe ishte tërhequr nga kërkesa per bashkryetarin duke lajmëruar se pd do te kthehej tashme ne komision.