http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sali Berisha, ish-kryetari i demokrateve ka zgjedhur një qasje ndryshe nga pasardhësi i tij ne krye te PD Basha per çështjen Meta dhe akuzat per korrupsion ne lidhje me kompaninë e kontraktuar per mbledhjen e borxheve te CEZ. Ne fjalimin e tij te gjate si zakonisht para deputeteve, Berisha i kushtoi pak vëmendje akuzave ndaj Metës dhe u përqendrua tek akuzat per Edi Ramen ne lidhje me marrëveshjen e arritur me kompaninë ceke. Dhe ish-kryeministri ka këmbëngulur per hetim ne lidhje me marrëveshjen me CEZ, kërkese qe nuk eshte kundërshtuar nga maxhoranca, e cila ka theksuar se hetimi duhet te përfshije edhe periudhën kur vendin e qeveriste e djathta. Duke iu kundërpërgjigjur akuzave te Partisë Demokratike, Brace ka numëruar vendimet qe qeveria Berisha ka marre ne kundërshtim me interesat e vendit e duke favorizuar kompaninë ceke. Përfaqësuesit e qeverise theksuan se ceshtja ne arbitrazh u dëmtua nga mungesa e veprimeve te qeverise Berisha dhe zgjidhja me e mire mbetej tërheqja nga gjyqi dhe nje marrëveshje me kompaninë CEZ.