http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita e ka ndërtuar strategjinë politike te kësaj te enjteje mbi projekt-ligjin e depozituar tashme ne kuvend për hetimin ndërkombëtar te çështjes se kompanisë çeke CEZ.Por qe ne konferencën e kryetareve kërkesa e pare e demokrateve qe drafti te shqyrtohej me procedure te përshpejtuar u rrezua. Dhe me pas gjate seancës plenare u rrezua edhe pretendimi i opozitës qe prokuroret e huaj te jene at ate cilët do te zbardhin te vërteten. Ne emër te mazhorances kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi u kujdes qe ta linte nje shteg hapur per marrëveshje, duke deklaruar se ende nuk ka vendim final, por ai theksoi se nuk ka asnjë arsye pse hetimi te mos behet nga institucionet shqiptare, deklarate kjo qe u pasua me replikën e ashpër te ish-kryeministrit Berisha. Ruçi ka sqaruar se hetimi ndërkombëtar nga mazhoranca pranohet vetem ne nje rast. Por çështja e hetimit ndërkombëtar nuk ishte e vetmja arsye per përplasjen e palëve ne séance plenare, pasi per te dyte here ish-ministri Bode e Ilir Meta debatuan ne lidhje me kompaninë çeke. Nje dite me pare, ishte kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se nuk pranon hetim ndërkombëtar dhe e vërteta duhet te zbardhet nga institucionet shqiptare.