http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet italiane goditen nje rrjet te trafikut te makinave luksoze ku u sekuestruan 20 mjete. pasi u vendoseishin targat shqiptare makinat u jepeshin ne perdorim shtetasve italiane e keshtu shmangej detyrimi doganor e taksat
Guardia di finanza goditi nje rrjet të trafikut të automjeteve të luksit të ardhura kryesisht nga Shqiperia , Zvicra Moldavia e Ukraina.
Në operacionin e zhvilluar në qytetin e Torinos u sekuestruan 20 automjete luksi të markave bmv Porche dhe Audi të cilat sipas autoriteteve përdoreshin me targa të vendeve të tjera për të shmangur detyrimet doganore apo dhe taksat.
Shifra e përllogaritur e detyrimeve kap vlerën e 90 mijë eurove.
Skema e cila përdorej është ajo e marrjes së makinave nga këto shtete të cilat pasi targohen në vendet e tyre të origjinës përdoren nga qytetarë italianë.
Sipas hetuesve në këtë mënyrë shmangen detyrimet doganore por edhe taksat e luksit pasi nuk rezultojnë në sistem .
Përdorimi i automjeteve në këtë formë sipas organeve ligjzbatuese në Itali ka gjetur një shtrirje te gjere ku shumë qytetarë Italianë i përdorin me targa shqiptare apo dhe të vendeve të tjera të cilat janë jashtë Bashkimit Evropian.