“BBC” interviston viktimat shqiptare të trafikut njerëzor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
600 persona nga Shqipëria jane trafikuar ne Britaninë e Madhe ne vitin 2015 kur kjo shifër ne total ishte mbi 3200. Ndërsa ky fenomen dhe veçanërisht trafikimi per qëllime prostitucioni mbetet shqetësues, rrjeti BBC ka realizuar intervista me dy vajza viktima te trafikut, me njërën ne Shqipëri e tjetrën ne Angli. Seja ishte 14 vjeç kur la familjen dhe u shit nga nje person, qe mendonte se ishte i dashuri. ?Unë i urrej ata. Dua që të marrin ndëshkimin e merituar, sepse të shtypesh nga dikush, të bësh gjërat që ata duan.. Ata të marrin lirinë, të përdorin, të kontrollojnë, nuk e di, është shumë poshtëruese te te shfrytëzojnë.? Me Anen biseda u zhvillua ne Britaninë e Madhe, ku ishte shitur po nga i dashuri, por qe arriti te arratisej. ?Me tha qe kërkonte nje vajze si unë per te krijuar familje. Nuk e di, isha diku nëntoke, nuk e kisha idenë ku isha. Nuk me linin te shikoja dhe hyra ne ndërtese me sytë mbyllur. Me kane përdhunuar përditë shume meshkuj.? Sipas nje raporti te OKB, gra dhe vajza të varfra, veçanërisht nga zona rurale, janë preja me e lehte e trafikanteve, qe i mashtrojnë me martesa të rreme dhe punë. Edhe trafikimi i te miturve është nje tjetër problem. Fatos Kapllani është dënuar me 15 vite burg për trafikim fëmijësh drejt Greqisë, qe prostituonin ose lypnin. ?Ishte koha kur te gjithë merreshin me ate pune. Është e tmerrshme, po sikur te ishin fëmijët e mi dhe t?ua bënin diçka te tille?. Ndonëse qeveria ka bere progres ne këtë lufte, një raport i DASH ka dhënë rekomandime për te bere me shume për hetimin dhe ndëshkimin e trafikanteve, përfshire edhe te zyrtareve, bashkëpunëtore te tyre.

Share This Video


Download

  
Report form