Përplasje për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dekriminalizimi shënon përplasjen e pare ne komisionin e reformës ne drejtësi. Per 3 ore me radhe demokratet e socialistet kane debatuar rreth propozimit te eksperteve ndërkombëtare, per te ndryshuar nenin 6 te kushtetutës qe u miratua vetëm ne dhjetor e qe ka ne fokus procesin e dekriminalizimit. Ne opinionin përfundimtar, Komisioni i Venecias ne lidhje me ndërhyrje e bëra ne ligjin themeltar te shtetit per dekriminalizimin vuri ne dukje se tendenca është qe te mos kufizohen përgjithmonë te drejtat politike dhe këtë vërejtje ekspertet e Euralius e Opdat e reflektuan ne ndryshimet kushtetuese duke shtuar ne nenin 6 togfjalëshin ?Ndalohet per nje kohëzgjatje te caktuar? zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë kushtetutë. Mazhoranca ne komision mbështeti ndryshimin, por kjo u kundërshtua ashpër nga opozita, e cila mbrojti variantin e miratuar me konsensus ne 17 dhjetor te vitit te kaluar. Përfaqësuesit e opozitës vune ne dukje se Venecia flet per tendence dhe per me tepër sanksionet janë vene ne proporcion me krimet e renda. Neni u hodh ne votim e mori 5 vota pro e 5 kundër, por ai u konsiderua i miratuar per shkak te votes dyfishe qe gëzon kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj. Por per shkak te qëndrimit kundër te opozitës ishin ekspertet e Euralius e Opdat te cilet tërhoqën amendamentin duke rikthyer konsensusin ne komision. Pas këtij ngërçi, palët miratuan te gjitha nenet qe kane te bëjnë me procesin e integrimit te Shqipërisë ne Bashkimin Europian.

Share This Video


Download

  
Report form