Basha për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi ka përfunduar prezantimin e kandidates për Durrësin, Lulzim Basha ne grup ka folur serish për zgjedhjet, por këtë here per problematiken e dekriminalzimit nje nga kauzat me te rëndësishme te PD. Basha ka përdorur rastin e kandidatit socialist per Bashkinë e Krujës Artur Bushi per te akuzuar maxhorancen se nuk e kane seriozisht angazhimin per nxjerrjen jashtë jetës politike te figurave me precedentë penale.Lulzim Basha:?Shkolla? e trafiqeve vazhdon të jetë shkolla e preferuar e partisë së Edi Ramës. Nga kjo ?shkollë? ka ardhur Bushi i Krujës, Roshi i Kavajës, dhjetëra e qindra të tjerë që i kemi denoncuar e do të vijojmë t?i denoncojmë publikisht në vijimësi. Dua t?i paralajmëroj sot në emër të Partisë Demokratike, të opozitës, të qytetarëve të lirë të mbarë vendit: Mos provoni të vidhni e blini votat se ju pret fundi më i keq.Por lideri i opozitës është ndalur edhe tek ekonomia duke bere përgjegjës qeverinë per rritjen e numrit te shqiptareve qe kërkojnë azil.Këta janë të dëbuarit e Edi Ramës i cili, nuk po gjen asnjë moment të thotë një fjalë për këtë zhvillim dramatik. Asnjë fjalë të vetme dhe me siguri po e shijon me kënaqësi perverse dyndjen drejt Europës, duke shpresuar se po largohen votat kundër tij. Kam sot një thirrje për bashkëqytetarët tanë që po largohen. E di shumë mirë se kushtet janë ekstremisht të vështira, e di se keni fëmijë për të rritur e frymë për të mbajtur. Por nuk është ikja zgjidhja e problemeve. Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se nuk lëshon azil për qytetarët e vendit tonë. Nuk vjen zgjidhja nga ikja dhe dëshpërimi.Bashke me thirrjen per te mos kërkuar azil ne be, lideri i opozitës Basha u ka bere apel qytetareve te marrin pjese ne zgjedhjet e 21 qershorit si rruga e vetme per te dale nga situata e vështirë.

Share This Video


Download

  
Report form