Basha në PPE për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka denoncuar vendimin qe parlamenti mori mbrëmjen e se enjtes për çështjen e deputetit Mark Frroku si një vendim ne mbrojtje te personave me rekorde kriminale. Ne përfundim te vizitës ne Madrid, ku mori pjese ne kongresin e Partisë Popullore Evropiane, kryetari i PD Basha ka theksuar vullnetin e opozitës per ta vazhduar deri ne fund betejën per dekriminalizimin, per te cilën ka marre edhe mbështetjen e drejtuesve të partive te qeverive të vendeve anëtare.?Nuk ka njeri në Bashkimin Europian, në instancat vendimmarrëse që nuk e di, nuk e njeh problemin e madh që ka Shqipëria sot dhe që nuk i është bashkuar thirrjes tonë për zgjidhje të shpejtë të këtij problemi. Për fat të keq qeveria, ajo që e shkaktoi këtë problem, Edi Rama dhe partneri i tij Ilir Meta vazhdojnë me këmbëngulje të mbrojnë veprën e tyre, gjëmën e tyre të shëmtuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, inkriminimin e politikës. Siç është edhe rasti i fundit kur e refuzuan të heqin mandatin e Mark Frrokut, për të cilin ndërkohë ka nisur gjyqi në Belgjikë, siç refuzojnë një politikë të denjë dhe të pastër për qytetarët shqiptarë duke kandiduar persona me rekorde kriminale në zgjedhjet e fundit për kryetarë bashkish.?Por përveç betejës per dekriminalizimin, Basha ka theksuar se opozita nuk do te tërhiqet edhe nga beteja per çështjen ?CEZ?.?Janë marrë 600 milionë euro, janë marrë pra një shumë e barabartë me gjithë fondin e pensioneve të Shqipërisë, janë zhdukur, janë vjedhur, janë ndarë. KLSH tashmë ka treguar edhe përmes dokumentave zyrtare edhe fajtorët e parë, personat e parë përgjegjës që janë ministri përkatës dhe zyra e Avokatit të Shtetit. Sigurisht urdhri ka qenë një urdhër politik, këtë e kemi kuptuar, këtë madje edhe e kanë pranuar. Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë asnjë tërheqje të opozitës për zbardhjen e kësaj afere korruptive?.Sipas Bashes për çështjen ?CEZ? nuk ka rrugë tjetër përveç një hetimi të mbështetur nga ekspertiza ndërkombëtare siç e parashikon projektligji i propozuar nga PD, qe ende nuk është futur ne kalendarin e punimeve te kuvendit.

Share This Video


Download

  
Report form