Basha në PPE për azilkërkuesit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ngritur ne asamblenë politike te Partisë Popullore Europiane çështjen e rritjes se numrit te shqiptareve qe kërkojnë azil ne vendet e Bashkimit Europian. Gjate kësaj asambleje, lideri i opozitës Basha deklaroi se keqqeverisja, korrupsioni dhe promovimi i personave me rekorde kriminale janë shkaqet kryesore te rritjes se numrit te azilkërkuesve nga Shqipëria. Ne njoftimin për mediat te shpërndare nga Partia Demokratike, theksohet se gjate mbledhjes se PPE kane ardhur kritika të ashpra nga përfaqësuesit e Berlinit zyrtar, të cilët kanë venë në dukje se në Gjermani ndihen pasojat e humbjes së perspektivës së qytetarëve shqiptarë. Eurodeputetët e kanë konsideruar tejet shqetësues një numër kaq të lartë azilkërkuesish për një vend që ka statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkim Europian si Shqipëria. Ndërkaq kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar edhe një takim me presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok si dhe eurodeputetet Kukan e Fleckenstein. Gjate këtyre takimeve Basha ka përcjelle shqetësimin e opozitës shqiptare për deformimin e procesit te zgjedhjeve lokale, duke denoncuar fenomene si blerja e votës, presioni mbi administratën apo edhe kandidimi i personave me precedentë kriminale. Sipas Bashes, Partia Demokratike do të ketë së shpejti gati programin e saj qeverisës e cila do t?i japë zgjidhje situatës së rëndë ekonomike në vend, zhbërjes së standardeve demokratike dhe do kthejë shpresën qytetarëve që ta shohin të ardhmen në vendin e tyre. Kryetari i PD, Basha ka marrë mbështetjen e presidentit Daul për të ofruar ndihmën e PPE për programin qeverisës të demokratëve.

Share This Video


Download

  
Report form