Aktet nënligjore për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak jave me pare me konsensus, mazhoranca dhe opozita rane dakord qe aktet nënligjore per dekriminalizimin t?i hartonte parlamenti, ne mënyre specifike t?i hartonin ekspertet e te dy kampeve politike e me pas ato te kalonin ne Këshillin e Rregullores para se te miratoheshin ne seance. Me nje lëvizje te papritur, opozita iu drejtua paraditen e se martës Ilir Metës qe te thërrasë Këshillin e t?i miratoje me urgjence aktet nënligjore.Po çfarë përmbajnë keto akte te hartuar nga demokratet? Dy dokumentet me te rëndësishme jane formulari i vetedeklarimit dhe kërkesa per verifikim paraprak. Formulari i vetedeklarimit eshte nje prej momenteve me te rëndësishme te procesit te dekriminalizimin, pasi te thuash fakte te pavërteta perben veper penale; dhe demokratet kane hartuar nje dokument te detajuar prej 6 faqesh ku subjekti duhet te tregoje nese ka ndryshuar emër, nëse eshte arrestuar ndonjëherë brenda ose jashtë vendit, nëse jane proceduar penalisht brenda ose jashtë vendit, nese janë denuar ndonjëherë nga Gjykata brenda ose jashtë vendit, si dhe masat e sigurisë qe mund te jene marre mbi subjektin. Ndërsa kërkesa per verifikim paraprak është me e thjeshte dhe përmban vetëm dy faqe e është formulari standard drejtuar Prokurorisë se Përgjithshme sa here qe nje parti apo nje subjekt kërkon verifikim per një politikan apo zyrtar. Edhe pse ligji per dekriminalizimin se bashku me ndryshimet kushtetuese kane hyre ne fuqi, efektiviteti i tij i plote do te vihet ne funksion kur te miratohen aktet nënligjore.

Share This Video


Download

  
Report form