http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë nga prezantimi i nismës nga ana e Presidentit Hashim Thaçi për dekriminalizimin e politikës, kanë ardhur reagimet nga partitë opozitare në Kosovë. Frashër Krasniqi i lëvizjes Vetëvendosje, deklaron se hetimet per aferat korruptive në politikë, duhet të nisin nga krerët e shtetit, Thaçi dhe Mustafa. Ndërsa Muahrrem Nitaj i AAK-së i sheh si demagogji deklarata e Thaçit. Ai tha se dekriminalizimin e politikës Thaçi duhet ta kishte ndërmarrë gjatë kohës kur ishte Kryeministër. Te shtunen dy partitë opozitare AAK e Nisma, mbajnë një proteste paqësore ne Prishtine, per të denoncuar kapjen e shtetit nga dyshja Thaçi - Mustafa. Nuk dihet nese kësaj proteste do t?i bashkohen aktivistet e Vetëvendosjes. - See more at: http://vizionplus.al/kosove-opozita-reagon-per-dekriminalizimin/#sthash.FybFWuMV.dpuf