Kosovë, qeveria reagon për protestën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas protestës se opozitës ne Prishtine, qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për te biseduar me te për dy marrëveshjet e kundërshtuara. Ne një deklarate për mediat, theksohet se ekzekutivi po pret interpretimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen per krijimin e bashkësisë se komunave serbe dhe ka iniciuar ekspertize ndërkombëtare per procesin e përkufizimit te vijës kufitare me Malin e Zi. Qeveria siguron se do te beje ballafaqimin e argumenteve te komisionit shtetëror dhe te opozitës, por nënvizon se çdo përpjekje per te përdorur keto procese te rëndësishme, per qëllime politike e partiake, është e papranueshme. Pasi përshëndeti sjelljen e qytetareve, qeveria theksoi se numri i kufizuar i pjesëmarrësve, pavarësisht shpenzimeve te mëdha për transportin, tregoi se shumica e tyre kërkojnë zgjidhje institucionale te problemeve.

Share This Video


Download

  
Report form