http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria kosovare miratoi kete të shtunë propozimin per amendamentet kushtetuese që mundësojnë ngritjen e Gjykatës së Posaçme, e cila do të shqyrtoje pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve te UÇK-se në krime lufte. Amendamentet do të dërgohen në kryesinë e kuvendit, e cila do te marre mendimin e Gjykatës Kushtetuese perpara se te votohen nga parlamenti. Propozimet per amendamentet kushtetuese u paraqiten nga numri dy i qeverise Hashim Thaçi.Hashim Thaçi:?Gjykata do të mundësojë zbardhjen e pretendimeve të padrejta që i janë bërë Kosovës dhe do te heqe barren e rëndë nga supet e saj. Ky zhvillim natyrshëm ka ngjallur debate, por vendimi i qeverisë është edhe vendim i besimit të plotë në partneritetin me miqtë e Kosovës.Kryeministri Isa Mustafa tha se vendimi nuk është i lehtë, por ai i shërben edhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare, që ishte e pastër?.Isa Mustafa:?Ka qenë një luftë, në të cilën është mbrojtur pragu i shtëpisë, janë mbrojtur familjet. Dyshimet mbi individët asesi nuk guxojnë të trajtohen në këtë proces si dyshime mbi UÇK-në dhe si gjykatë e cila është e orientuar ndaj UÇK-se dhe nga njerëzit që kanë dhënë çdo gjë, i kanë dhënë familjet e tyre, më të dashurit e tyre, kanë sakrifikuar dhe kanë luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës?Qeveria ka vendosur gjithashtu që të nxjerrë një ligj, përmes të te cilit do të sigurojë mbrojtje juridike për të gjithë personat, që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mbështeti vendimin e qeverise duke e cilësuar atë hap të parë drejt realizimit të detyrimit të Kosovës. Vendimi u mirëprit edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara ne Prishtine, qe thekson se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve te qeverise per sundimin e ligjit.