Qeveria miraton amnistinë për të burgosurit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-07

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Ministrave miratoi sot amnistinë per te burgosurit. Rreth 1000 persona pritet te lene qelitë, ndërsa 3000 te tjere do te përfitojnë ulje dënimi. Drafti ishte përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dhe synon nder te tjera edhe te lehtësoje mbipopullimin e burgjeve. Nga amnistia nuk përfitojnë përsëritësit e të njëjtës vepër penale, ata që i janë shmangur drejtësisë, apo të liruarit me kusht. Risi është edhe amnistia për të dënuarit me dëmtime të përhershme fizike apo të diagnostikuar me sëmundje të rënda të pashërueshme. Ndërkohe amnistohen te dënuarat femra, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç. E po kështu edhe meshkuj, që janë mbi moshën 60 vjeç. Nga ana tjetër do te amnistohen edhe ata persona që u kanë mbetur për të vuajtur 2 vite burg. Projektligji pritet të miratohet në seancën e ardhshme parlamentare.

Share This Video


Download

  
Report form