Kosovë/ Qeveria ndan mjetet financiare për KQZ-në - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-08-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës të premten do të ndajë rreth 5 milion e 700 mijë euro, për Komision Qendror të Zgjedhjeve.Lulzim Rafuna, këshilltari i ministrit në largim të Financave, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ?më qëllim të interesit publik dhe duke u bazuar në dekretin e presidentit të Republikës së Kosovës, për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe duke u bazuar në nenin 15 paragrafi 2 të Ligjit të Buxhetit ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për KQZ-në?.Vlerën e këtyre mjeteve KQZ-ja e ka kërkuar për organizimin dhe mbajtjen e procesit zgjedhor që do të mbahen më 6 tetor.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte deklaruar se nuk mund të fillojë asnjë procedurë për organizimin e zgjedhjeve pa alokimin e parave të nevojshme nga Qeveria në largim e Republikës së Kosovës.Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme pason dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, më 19 korrik.Kuvendi i Kosovës u shpërnda më 22 gusht, me 89 vota për, një kundër dhe dy abstenime./ REL

Share This Video


Download

  
Report form