http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngërçi institucional në Kosovë ka përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Dy anëtarëve të këtij institucioni, përkatësisht përfaqësuesit të Aleancës për Kosovën e Re dhe atij të partisë së pakicës serbe SLS, u ka përfunduar mandati, pasi forcat e tyre politike nuk kanë fituar përfaqësim në Parlamentin e ri. Sipas anëtarit të Nismës për Kosovën, Bilal Sherifi, partia e të cilit bëhet për herë të parë pjesë e Kuvendit, tashmë vendi është pa KQZ, pasi disa anëtarë nuk kanë legjitimitet. ?Aktualisht, vendi është pa komision qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht me mandate të konfirmuar është kryetarja e KQZ-së, sepse ajo emërohet nga Presidentja. Përbërja e KQZ-së, zakonisht ndodh në 60 ditë, brenda 60 ditëve nga certifikimi i zgjedhjeve. Presidentja në bazë të rezultateve që i merr nga KQZ-ja, është e detyruar bazuar në nenin 129 të Kushtetutës?.Presidentja gjashtë partitë më të mëdha politike që janë përfaqësues në kuvend ua dërgon me shkrim kërkesën që të emërojë nga një anëtare të KQZ-së.? Mirëpo, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka thotë se zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së, është në dorë të Presidentes dhe se ajo, si kryetare e KQZ-së, nuk ka kompetencë që të shqyrtojë mandatet e anëtarëve. ?KQZ-ja? nuk ka kompetenca t?i shqyrtojë mandatet e anëtarëve të KQZ-së, as unë, as anëtarët e tjerë. Është zyra ligjore e presidencës e cila merret me mandatet e anëtarëve të KQZ-së, me përbërjen e KQZ-së dhe të gjitha kompetencat e autorizimit janë atje.? Në lidhje me këtë çështje, këshilltari i Presidentes, Arbër Vllahiu ka treguar, se në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, mandati i anëtarëve të KQZ-së, është një çështje e ndërlidhur me konstituimin e institucioneve të vendit.