http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Blloku opozitar dhe PDK-ja nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për formimin e qeverisë se re pavarësisht ndërmjetësimit të presidentes Jahjaga. Për këtë arsye një nga pjesëtarët e koalicionit opozitar, lideri i lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, i propozon bllokut dy rrugë: formimin e institucioneve duke injoruar PDK-ne dhe Gjykatën Kushtetuese ose rikthimin e sovranitetit përmes protestave. Këto komente Kurti i beri gjate mbledhjes se 17 te këshillit te partisë. Megjithatë Kurti nuk ka sqaruar se cili institucion brenda apo jashtë vendit do ta mbështeste një qeveri te tille me Vetëvendosjen. Kohet e fundit Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar liderët e partive kryesor për dialog me qëllim formimin e një qeverie me bazë të gjerë, ndërsa blloku opozitar kërkon formimin e një qeveria pa PDK-në.