New York te shtena ne spitalin e Bronksit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një mjek i shkarkuar ka qëlluar me armë në një spital në Nju Jork, duke lënë të paktën një të vdekur dhe 6 të plagosur. Ish mjeku i spitalit i veshur me uniformë të bardhë, ka plagosur edhe 3 kolegë të tij, gjendja e të cilëve nuk dihet ende. Sipas mediave lokale, të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në katin e 16-të të spitalit ?Lebanon? në lagjen Bronks.Sipas dëshmitarëve, ata kanë dëgjuar të shtëna me armë por nuk e kuptuan se nga vinin. Ndërsa të pranishmit kanë thënë për mediat se kanë parë një mjek teksa qëllonte ndaj atyre që u dilnin para. Agresori i cili zyrtarisht mësohet se ka qenë mjek në këtë spital, ka qëlluar veten pas të shtënave, para se në spital të përhapej alarmi i kuq. Trupi ish mjekut u gjet pas shenja jete pranë trupit të viktimës së qëlluar për vdekje nga vet ai. Policia ka blinduar ndërtesën dhe ka evakuar të gjithë të pranishmit në katet e larta të spitalit. Agjentët federalë kanë identifikuar autorin si doktor Henri Bello. Ende nuk ka asnjë informacion për largimin e tij nga puna dhe arsyen pse ai ndërmori një veprim të tillë. Policia po heton nëse agresori ka vepruar i vetëm, duke shtuar se është ende herët për të thënë se mund të bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Share This Video


Download

  
Report form