http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkon në 4 numri i viktimave te spitali Amerikan në Tiranë. Pas sulmit me benzinë të Lefter Canajt, 47 vjecari Dashamir Saraçi humbi jetën, si pasojë e djegieve të marra në trup. Saraçi mundi të japë dëshminë e tij mbi ngjarjen, duke thënë se nuk kishte asnjë konflikt me Canajn, ndërkohë që mbeten ende mister motivet që shtynë 59 vjecarin në aktin ekstrem. Dy ditë më parë Lefter Canaj sapo kishte mbaruar dializën dhe në kohën që po bëhej gati të largohej nxjerr nga çanta e tij një shishe të mbushur plot me benzinë. I pashqetësuar ai afrohet te pacienti tjetër Dashamir Saraçi dhe në tentativë për t?i vënë zjarrin 47 vjecarit , flakët përfshinë dhe atë. Nga zjarri humbën jetën dhe dy paciente që po merrnin mjekim. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë hetuesit thanë se spitali Amerikan nuk kishte sistem të mbrojtjes kundër zjarrit, por dhe mungesë kontrollesh të qytetarëve, të cilët futen me sende personale gjate marrjes se shërbimit te hemodializes. Krahas hetimeve të Prokurorisë, verifikime ka nisur dhe Fondi i Sigurimit te Kujdesit Shëndetësor mbi shërbimin e dhënë pacientëve.