96 raste të reja sot/ Situatë serioze në spitalin Infektiv - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-08-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë të martë u shënuan 96 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Krahasuar me të hënën, kur ishin 117 të infektuar, mund të themi që ka një rënie. Por shifrat vijojnë të jenë të larta.Rovena Daja nga Ministria e Shëndetësisë tha se numrin më të lartë të rasteve të reja vijon ta mbajë Tirana.?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.?Daja deklaroi se në spitalin Infektiv ka sërish shtrime të reja. Ajo e quajti situatën shumë serioze. ?Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.?Nga ana tjetër, në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS