Aksion antidrogë në Lazarat, banorët përgjigjen me të shtëna armësh - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që prej mesnatës së kaluar, rreth 500 forca policie dhe të ndërhyrjes së shpejtë kanë rrethuar fshatin e Lazaratit në Gjirokastër në vijim të një aksioni disaditor për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike. N? drejtim t? policisë mësohet të jetë qëlluar edhe me arm? t? renda si antitank, mitroloz i r?nd? e i leht?, mortaja etj. Grupi që ka qëlluar me armë ndaj policisë ndodhet në banes?n e Gate Mahmutajt, person me precedentë kriminal?, i arrestuar nga forcat RENEA, i dënuar me vendim gjykate me 22 vjet heqje lirie dhe i falur më pas nga Presidenti i Republikës. Operacioni i policisë në Lazarat po drejtohet nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Artan Didi, i cili ka vënë në gatishmëri gjithë strukturat operacionale të Policisë së Shtetit që do të vihen në lëvizje në varësi të situatës. Policia i ka kërkuar bashkëpunim pushtetit lokal dhe banorëve t? fshatit Lazarat, q? t? distancohen nga ky grup personash dhe t? ndihmojnë ne kapjen e tyre. Dy dite me pare, gjate tentativës se pare për te hyre ne fshat, nga rezistenca me arme e trafikanteve mbeti i plagosur edhe një banor i zonës. Ndërkohë, në fshat vazhdon aksioni për asgjësimin e sipërfaqes s? identifikuar t? kultivuar me bim? narkotike kanabis sativa tek banesa e Gate Mahmutajt si dhe kapjen e personave q? qëlluan ndaj policisë dhe disa banorëve t? fshatit. Në një  komunikim për mediat, Policia e Shtetit thekson se është e vendosur për realizimin e misionit të saj, si dhe për të "çliruar" dhe popullin e Lazaratit nga ky grup personash kriminal. Përplasja e policisë me një grup banorësh të Lazaratit pason paralajmërimet e vazhdueshme të ministrit Tahiri dhe drejtorit të policisë së shtetit Didi për të mos lejuar mbjelljen dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Lazarat dhe gjithë vendin. Vetëm në javët e fundit, policia ka asgjësuar disa dhjetëra mijë fidanë kanabis dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, që po trafikohej në zona të ndryshme të vendit.

Share This Video


Download

  
Report form