Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset rëndë pronari i lokalit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ne orët e vona te mbrëmjes së te enjtes në një lokal në qendër të Laçit. Katër të rinj u konfliktuan me pronarin e një lokali, i cili ka mbetur i plagosur. Sipas policisë, debati nisi ne ambientet e brendshme të lokalit dhe më pas një prej tyre nxori armën dhe qëlloi mbi Rudolf Tomën. Ky i fundit, për shkak të plagëve është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës ne Tirane, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një konflikt çasti apo të hershëm. Burimet e policisë bëjnë me dije se autorët kanë përfituar nga errësira, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Uniformat blu pasi kane grumbulluar provat ne vendngjarje, si dhe kane marre dëshmitë e personave te rastësishëm ne vendin e ngjarjes kane shpallur në kërkim autorët e krimit.

Share This Video


Download

  
Report form