http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përleshja mes dy fiseve Prenga dhe Cali ne Laç ka lëne shtate te plagosur, te cilët janë sjelle ne Spitalin e Traumës ku kane marre edhe ndihmën e pare mjekësore. Per te shmangur me tej konfliktin mes dy fiseve ambienti për rreth spitalit dhe reparti ku ndodheshin te plagosuri është ruajtur me forca te policisë dhe ato te ndërhyrjes se shpejte. Mjeku roje, i cili u kishte dhënë ndihmën e pare te plagosurve ka bere te ditur se asnjë prej tyre nuk ndodhet ne gjendje te rende per jetën.?Unë jam nën shërbimin e rojës, rreth orës 1 të natës u paraqitën një grup pacientësh të cilët ishin pas një zënke, të cilët nuk i di unë. Aty u paraqitën 5 pjesëtarë të familjes Cali nga të cilët 3 pjesëtarë ishin me pothuajse të gjithë me goditje me mjete të forta nga të cilët 3 largohen nga spitali të cilët janë me emrin Gjok Cali 53 vjeç me një plagë në kokë i cili pasi u observua u pa që nuk kishte dëmtime të rëndësishme për të cilat mund të shtrohej në spital dhe është larguar pranë familjes me mjekim ambulator. Po ashtu dhe Francesk Cali 30 vjeç me plagë në regjonin radiokarpal edhe ai u përpunuan plagët, nuk kishte çrregullime ose sëmundje të tilla të cilët përbëjnë një kërcënim për jetën, i?u dha mjekim ambulator dhe shkoi pranë familjes. Po ashtu edhe Gjergj Cali dhe ky kishte nja plagë gjithmonë me goditje me mjete të forta në afërsi të veshit të djathtë për të cilën edhe ai u bë përpunimi primar i plagëve, u mbajt në observacion disa orë dhe u largua pranë familjes. Përveç këtyre janë shtruar dhe 2 pacientë të tjerë po të kësaj familje Cali të cilët kanë 2 dëmtime me armë zjarri të dy në nivelin e kockave të kërcirit në anësinë e poshtme të cilët janë pa dëmtime të vatrave kryesore të gjakut, më dëmtime kockorë për të cilët janë trajtuar ekipi ortopedëve.?Po për gjashte prej te plagosurve te përfshire ne konflikt, policia ka nxjerre urdhër- arrestet, ndaj pritet qe ata te dalin para gjykatës per t?u vlerësuar me masën e sigurisë.