http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe prej se hënës, Avokati i Popullit u ka bere thirrje 164 kandidateve për organet e vetingut, qe me herët ishin vlerësuar se nuk i përmbushnin kriteret ligjore, te plotësojnë dokumentacionin. Secili prej kandidateve është kontaktuar personalisht per t?u njoftuar per çdo dokument, i cili mungon ne dosjen e dorëzuar pranë këtij institucioni. ?Behet fjale për 164 kandidate, të cilët janë ne listën e personave te cilët nuk kane plotësuar kriteret e parashikuar ne ligj për shkak te mungesës se dokumentacionit?.-Pse nuk është bërë vetëm për 79 kandidatet të cilët kanë marrë rekomandim pozitiv nga ONM??Askush nuk di se kush ka marrë pozitiv apo negative, ne nuk dimë gjë, kështu qe ne këtë kuptim ne zbatojmë vendimin e Parlamentit, i cili vendosi që 164 personat që janë në listën që ne e quajmë, lista B, te plotësojnë dokumentacionin?.Ne 27 mbyllet afati i plotësimit te dokumentacionit e mes pas nis procedura per verifikimin e tij nje procedure qe zhvillohet ne bashkëpunim me Operacionin Ndërkombëtar te Monitorimit.?Normalisht duhet te mbaroje ne datën 3 prill, ky është afati maksimal. Meqenëse puna është me e thjeshte se procedura e mëparshme, ne mund të përfundojmë me herët.?Meqenëse procesi kete here është me i thjeshte ne prill kandidaturat per organet e vetingut pritet te mbërrijnë ne parlament per tu votuar. Por ky moment u vonua edhe per shkak te nje ngërçi prej 10 ditësh mes vendimit te pare te parlamentit per rihapjen e garës per vetingun dhe vendimit te dyte te deputeteve, periudhe gjate se cilës Avokati i Popullit nuk ndërmori asnjë veprim.?Nuk ndodhi ndonjë gje e madhe, ndodhi qe parlamenti diskutoi mesa duket brenda vetes edhe me sugjerimet tona dhe mori nje vendim te dyte, gjithashtu edhe procedura e mbërritjes se dosjeve, e cila është një procedure jo e thjeshte sepse duhej te inventarizohej çdo faqe e dosjeve.?Ne diten kur pritej ngritja e komisionit per vlerësimin e kandidateve per organet e vetingut, Parlamenti miratoi nje vendim per rihapje te garës dhe plotësim te dokumentacionit nga aplikantet. Per 10 dite me radhe, procesi u fut ne ngerç dhe me pas Parlamenti e anuloi vendimin e tij per rihapje te garës, duke sanksionuar vetëm nje afat te ri per plotësim dokumentacioni.