http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debati per vetingun ne polici përfshiu edhe politikanet, pasi demokratet e kane kushtëzuar votën per kete ligj me skanimin e ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj. Lideri i opozitës Basha i ka bere thirrje mazhorances te pranoje amendamentet e opozitës, por ministri Xhafaj e ka paralajmëruar se se shpejti do te kontrollohen edhe politikanet.
"Prano amendamentin e opozitës sot, Ministri i Brendshëm të jetë i pari që vettohet. Le ta votojmë bashkërisht këtu. Jepu një provë shqiptarëve si e paske me të vërtetë luftën kundër krimit. Jepu provën tjetër! Shko arresto paraardhësin tënd dhe jep llogari për tët vëlla pse gjezdis i lirë, kur është i dënuar për 8 vjet e dy muaj me vendim të formës së prerë për trafik heroine."
Fatmir Xhafaj: Sinqerisht ta them që duhet të kesh më shumë durim që të presësh, për shumë gjëra. Edhe për atë që ke kohë që flet. Edhe për SPAK-un edhe për BKH-në. Dhe aty ka nevojë për të bërë një ndryshim, që dhe procesi i tyre të fillojë më së pari nga unë dhe së dyti nga ju, që jeni kryetar i opozitës. Përfshirë edhe familjet tona edhe rrethet tona familjare. Edhe pasuritë tona, mund ta bëjmë këtë gjë
Lulzim Basha: Sa i përket kontrollit tim dhe familjes sime, është bërë me dhjetëra herë. Bëjeni me qindra herë! Një gjë të garantoj, çdo qindarkë, çdo akt i imi dhe familjes sime ka qenë dhe është në transparencën e institucioneve të vendit dhe të institucioneve europiane dhe ndërkombëtare. Dhe nuk do të gjesh asnjëherë aty, as drogë, as krim, as pastrim parash.
Basha u ka bere jehone deklaratave te prokurorit te antimafias italiane per te argumentuar problematiken e krimit ne vend
Lulzim Basha: Ndërkohë që sot që flitet me një skizofreni të plotë politike dhe individuale nga parafolësit e maxhorancës, kryeprokurori italian ka thënë tre fjalë të thjeshta: Mafia ka pushtuar policinë.
Nga ana tjeter ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj premtoi se nuk do te kete asnjë imunitet per politikane te lidhur me krimin
?Nëse përfaqësues të politikës, qofshin këta të majtë, apo të djathtë, janë në një mënyrë, apo në një tjetër në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare, apo çdo lloj interesi tjetër prej tyre, (në emër të qeverisë ku unë bëj pjesë) sigurojë që asnjë lloj imuniteti nuk do ti përjashtojë ata nga goditja e ligjit.?
Per 2 vite me radhe rreth 13 mije pjesëtare te policisë se shtetit do ti nënshtrohen nje skanimi qe përfshin 3 elemente; kontrollin e pasurisë, pastërtisë se figures dhe aftësive profesionale; nese nuk e kalojnë dot vetingun atehere ata do te humbasin vendin e punës.